Familja kryeministrore na përshëndet nga Valbona
Takimin elektoral në qarkun e Kukësit, kryeministri Edi Rama e ka shfrytëzuar edhe për të kaluar një fundjavë ndryshe me familjen e tij të ngushtë, bashkëshorten Linda dhe djalin Zaho.
Këtë pasdite, familja kryeministrore ka qëndruar në bujtinën tradicionale të Kolë Gjonit në Valbonë.
"Në bujtinën tradicionale të Kolë Gjonit, një shembëlltyrë e pasionit për punën në mes të një spektakli magjepsës të natyrës, ku Kola bashkë me gruan e djemtë presin e përcjellin vizitorë shqiptarë e turistë të huaj, duke e ndërtuar suksesin prej vitesh pa lëvizur nga vendi, teksa të tjerë po kthejnë sytë çdo vit e më shumë kah Valbona, me projekte interesante e me dëshirën për ta zbuluar këtë thesar mahnitës të Shqipërisë, ndërkohë që ne vazhdojmë të investojmë për ta mbështetur këtë zbulim me infrastrukturë, modele zhvillimi si Qendra e Re Turistike, financime direkte për bujqësinë, blegtorinë, bujtinat, si edhe zgjidhjen e problemit të vjetër të pronësisë" shkruan Rama.
