Basha pyet SPAK: Përse nuk janë thirrur ende Rama, Ahmetaj e Veliaj

Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha, prej ditësh akuzon qeverinë se e ka zhytur ne kolaps sistemin shëndetesore duke mos e menaxhuar situatën me covid-19.

Por në 24 orët e fundit ai tha se realitetin e hidhur e ka prekur vetë pasi është angazhuar për 4 raste, të afërm të tij që janë prekur nga virusi.

"Në të 4 rastet që kam ndjekur pavarësisht kërkesave të familjarëve për tamponimin e bashkëshortëve 4 të sëmurë tamponimi nuk bëhet fjalë"


Lulzim Basha tha se vendi po shkon drejt nje krize te thelle ekonomike, per shkak të pargjeshmërisë së kryemisnitrit, ndërsa u shpreh se ai po mundohet të gjejë një vrimë ku të fusë kokën e të mos japë llogari para shqiptarëve që i ka lënë në mëshirë të fatit.

"Me 25 prill do marrë fund. Më 25 prill do hetohet dhe korrupsioni me rindërtimin, sepse për 26 ditë bëhet viti nga tërmeti. Nëse Edi Rama, Ahmetaj dhe të gjithë grupi i tij nuk do kishte pasur parësor vjedhjen e parave sot shumica dërrmuese e dëmeve duhej të ishin rekuperuar"

Lulzim Basha, tha se paratë e shqiptarëve po u jepen oligarkëve, ndërsa pyeti prokurorinë speciale, pse nuk e ka thirrur ende Edi Ramën, Erion Veliajn dhe Arben Ahmetajn për atë që e quan aferë me inceneratorët.

" Përse nuk janë thirrur Edi Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj? Përse vazhdon të heshtë duke mbrojtur me heshtje këtë aferë korruptive dhe përmes heshtjes duke u bërë alibi e parasë shqiptare. Dua t'i garantoj shqiptarët se sot do të jem në krah të çdo prokurori të SPAK që do të bëjë detyrën. Nëse prokurorët e Spak nuk do të marrin masa, do të mbajnë dhe ata përgjegjësi. Ndryshimi që vjen nga largimi i Ramës do të çlirojë edhe SPAK nga presioni i mafias në pushtet."