Tatzati në Delvinë, fshati i të moshuarve. Banorët vuajnë për rrugë, s'ka as qendër shëndetësore
Në Tatzat të Delvinës kanë mbetur vetëm të moshuar, pasi të rinjtë janë larguar. Veç kësaj banorët aty vuajnë për rrugë dhe dimri i izolon plotësisht. Në fshat nuk ka as qendër shëndetësore, të vjetrit thonë se ishin më mirë para deokracisë.
Ky është Tatzati, fshati më i largët i bashkisë së Delvinës.
Pjesa më e madhe e shtëpive të gurta janë rrënuar.
Në kalldrëmet mes tyre ecin ngadalë vetëm të moshuar.
Të rinjtë janë të paktë.
Qendër shëndetësore nuk ka.
Madje thonë se edhe mjeku nuk u shkon.
Ndaj për shqetësimin më vogël shëndetësore duhet të zbresin të paktën deri në Kalasë.
Rruga është mundim më vete. Nuk është investuar prej gati 3 dekdash e për të shkuar deri atje duhen mjete te larta. Në dimër, thuajse izolohen.
Fshati ka resurse të mjaftueshme, për t'u kthyer në një destinacion turistik, por i harruar nga vendorët.
Ndaj një i moshuar thotë se ishin më mirë para demokracisë.
Një pjesë kultivojnë rrush e shesin raki, të tjerë merren me pak bujqësi e blegtori sa për tu ushqyer.