Aksident i frikshëm në aksin Lezhë-Shkodër,shikoni si është bërë shoshë makina, 4 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2020, 20:12
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Raboshtes, ku dy makina janë përplasur me tyre.
Përplasja ka qenë e fortë, siç mund ta shikoni nga pamjet në video, dhe njëri nga mjetet ka dalë nga rruga.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka viktima, por të plagosur kanë mbetur katër personat që udhëtonin në dy mjetet.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.
Nga aksidenti është bllokuar qarkullimi përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër.