Rrugë pa cilësi e korsi biçikletash, aktivistët akuzojnë bashkinë Durrës: Fajtore për aksidentet,po shpërdoron fondet
Në 6 muajt e parë të 2020 në qytetin e Durrësit 15 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve me biçikleta. Aktivistët në qytetin bregdetar akuzojnë Bashkinë se po shpërdoron fondet publike, dhe se nuk ka bërë asnjë investim për korsi të dedikuar biçikletash.
15 përdorues biçikletash kanë humbur jetën në qytetin e Durrësit si pasojë e aksidenteve rrugore në 6 muajt e parë të 2020.
Me disa skena të improvizuara të aksidenteve, aktivistë në qytetin bregdetar ju drejtuan Bashkisë, duke e akuzuar si përgjegjësen kryesore të kësaj situatë.
Në protestën simbolike që organizuan këtë të shtunë, ata kërkojnë që të marrin pjesë në dëgjesa publike, përpara se të investohet në një segment.
Ata akuzojnë bashkinë e Durrësit se po shpërdoron fondet publike, duke investuar disa herë në të njëjtin segment.
Ata e cilësojnë Durrësin një qytet të varfër, dhe thonë se shtrimi i trotuareve me pllaka mermeri është luks.
Nga bashkia kërkojnë një reagim të shpejtë në rrugët e Durrësit të mos përgjaken më nga aksidentet e biçikletave në qytetin e Durrësit.