Transportonte emigrantët sirianë, prangoset shoferi i mjetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2020, 19:07
Një person i identifikuar si Sajmir Muçaj është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës mbrëmjen e sotme pasi u kap në flagrancë duke transportuar emigrantë sirianë.
Muçaj mendohet se do t'i dërgonte 4 klandestinët në drejtim të veriut të vendit.
Sipas informacioneve sirianët po trajtohen me ushqim dhe ditën e nesërme do të deportohen në drejtim të Greqisë.