Vjedhje e vrasje, OFL i dërgon formularin dy të dënuarve

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar ditën e sotme formularët e vetëdeklarimit të pasurisë dy të dënuarve për vrasja, vjedhje dhe përfshirje në organizata kriminale.

Mësohet se formulari i është dërguar:

-Qamil Açka (Miftiu), banues në Peshkopi, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vjedhja me armë”;

-Zefir Alushallari, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Individët e sipërpërmendur kanë kohë të dorëzojnë përgjigjet e pyetjeve të OFL për 48 orë, ndërkohë që përgjigjet do të hetohen nga SPAK.