Rekord të infektuarish me Covid/ 319 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orë, shqetësuese situata në spitale

Shqipëria vijon të shënojë rekorde të reja të infektimeve nga koronavirusi dhe rritje të numrit të personave të shtruar në spitalet COVID. Vetëm në 24 orët e fundit rezultuan pozitiv 319 persona ndërsa humbën jetë 3 qytetarë duke e çuar bilancin total në 502.

E premtja ka shënuar numrin më të lartë të të prekurve me Covid në vendin tonë. Nga 1534 teste të kryera në 24 orët e fundit 319 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa numri i të shëruarve është i ulët, 90 pacientë kanë arritur të fitojnë betejën me virusin Sars Cov 2.

Fatkeqësisht si pasojë e koronavirusit, 3 qytetarë të cilët kishin edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Edhe në 24 orët e fundit numri i pacientëve në spitalet Covid vijon të jetë shqetësues. Në spitalin Infektiv dhe atë Shefqet Ndroqi po marrin trajtim 301 pacientë, 15 në terapi intensive dhe 6 pacientë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,097 që nga fillimi i epidemisë.

Kryeqyteti vijon të jetë problematik me numrin më të lartë të personave aktiv me Covid-19 me plot 4566 raste, për u pasuar me Durrësi, Fierin, Korçën, Shkodrën apo Elbasanin.

Krahas me rritjen e numrit të personave të infektuar, vijon dhe ndëshkimi i qytetarëve nga policia për refuzim të mbajtjes së maskës.

Vetëm në 24 orët e fundit sipas bluve janë ndëshkuar me gjobë prej 3 mijë lekësh rreth 727 persona.

Kur kanë kaluar 2 javë nga zbatimi i aktit normativ për mbajtjen e maskës, burimet bëjnë të ditur se janë ndëshkuar 10 mijë qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 141 raste në Tiranë, 38 në Fier, 15 në Pogradec, nga 13 raste në Elbasan, Kavajë, 11 në Korçë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Durrës, Berat, Kuçovë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Lezhë, Tropojë, Sarandë, nga 4 raste në Shkodër, Vlorë, Mirditë, Patos, nga 3 raste në Kurbin, Rrogozhinë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Bulqizë, Klos.

 Viktimat: Një 72 vjeçare dhe 73 vjeçare nga Tirana, 81 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (30 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                                         319

Të shëruar ne 24 orë                                      90

Të shtruar në spitale                                       301

Humbje jete në 24 orë                                  3

Testime ditore                                                  1534

Testime totale                  123,960

Raste pozitive                       20,634

Raste të shëruara               11,097

Raste Aktive                            9,035

Humbje jete                            502

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  4566

Durrës                  847

Fier                         692

Korçë                    569

Shkodër                522

Lezhë                     405

Elbasan                  395

Vlorë                   360

Berat                   266

Kukës                    191

Gjirokastër         129

Dibër                     93