Tre dekada pa ujë të pijshëm/Depozitat dhe kovat shpëtim për banorët e Kuçit të Zi në Korçë
Banorët e Kuçit të Zi në Korçë ankohen se prej 3 dekadash vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ata thonë se furnizohen me orar të reduktuar, ndaj shpëtim janë vetëm depozitat e enët që mbajnë mbushur si rezervë.
Fshati Kuç i Zi, i ndodhur vetëm 8 km larg qytetit të Korçës, prej vitesh vuan mungesën e ujit. Janë rreth 150 familje që furnizohen vetëm me 2 orë ujë në ditë.
Uji në çezmat e banorëve rrjedh me orar të kufizuar herë në mëngjes e darkë.
Në ato orare, gratë kanë sfidë të mbushin të gjitha enët.
Ama rrobat, shpesh herë u ngelen për ti larë me dorë.
Një pjesë kanë gjetur si zgjidhje alternative hapjen e puseve për të siguruar ujin, por thonë se kostot janë të larta.
Mungesa e ujit është problem i vjetër në këtë fshat të Korçës, ndërsa janë të zhgënjyer nga drejtuesit vendorë.
Banorët thonë se janë takspagues të rregullt, por akuzojnë Bashkinë se nuk ua kthen me investime.