Të braktisur në qiell të hapur, 13 pjesëtarë të familjes Dervishi prej 5 netësh flenë jashtë
Falmilja e Nevruz Demirit në kryeqytet që prej të dielës ka mbetur në qiell të hapur. Pas shembjes së shkollës "Hasan Vogli" edhe shtëpia e tyre u prish, duke i lënë 13 pjestarët e kësaj familje pa zgjidhje. Bashkia u ofroi bonus qiraje, por për familjen e madhe kjo është e pamjaftueshme, ndaj kërkojnë banesë sociale.
Që prej të dielës që kaloi familja Dervishi jeton në qiell të hapur.
Pas shembjes së shkollës 9-vjeçare "Hasan Vogli", IKMT shembi edhe shtëpinë e tyre të dëmtuar nga tërmeti.
"Këtu kam jetuar jashtë, me zjarr. Unë, çuni dhe fëmijët e vegjël."
Në Bashki si zgjidhje i kanë dhënë bonusin e qirasë, por për 56-vjeçaren kjo nuk është zgjidhje, ndaj kërkon shtëpi sociale për tu strehuar 13 anëtarët.
"Jam interesuar dhe vetëm bonus qiraje për një vit. Nuk e kam pranuar. Dua shtëpi sociale 2 e kuzhinë, jemi 13 veta. Bashkia të mos na shikojë nga ngjyra dhe të na përcjellë, por të na strehojë."
Prej 5 netësh, jashtë ka qëndruar bashkë me familjen edhe djali më i vogël 8-vjeçar.
"Nga e diela deri sot jashtë kemi fjetur."
Familja Dervishi kishte gati 30 vite që jeton në rrugën “Haxhi Hysen Deliu”, por që prej vitin 2010 ishte në proces legalizimi.