Rama bisedë me presidentin e KE-së, dy zyrtarët diskutojnë Konferencën e Parë Ndërqeveritare
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë online me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel me të cilin foli për Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, planin europian të Investimeve në rajonin e Ballkanit, ecurinë e Shengenit Rajonal dhe tematikën e konflikteve në zonën e OSBE-së.
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel gjatë bisedës telefonike me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ka shprehur padurimin për mbledhjen e konferencës së parë ndërqeveritare që do të mbahet pas miratimit të kuadrin së negociatave.
“Mirëpres angazhimin për reformat e BE-së dhe zbatimin e tyre. Solidariteti i ndërsjellë gjatë pandemisë së COVID-19 ka përforcuar më tej marrëdhënien BE-Shqipëri,” theksoi Michel.
Një vendim për mbajtjen e Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, pritet të merret më 10 nëntor gjatë samitit të udhëheqësve të BE-së.
