Foto/ Homazhet për kolosin e muzikës Avni Mula, e bija Inva shfaqet e përlotur

U shua një ditë më parë në moshën 92-vjeçare kompozitori e baritoni i shquar Avni Mula. Ndërkohë ditën e sotme i jepet lamtumira e fundit, përmes homazheve që zhvillohen në Universitetin e Arteve. Kompozitori i suksesshëm, kwngwtari e autori i mjaft këngëve fituese në aktivitete muzikore kombëtare, dhe një nga themeluesit e TKOB po nderohet sot nga të afërm e miq, por edhe personalitete të ndryshme, nga arti, kultura e politika. Ndërkohë e bija e tij , sopranoja e njohur Inva Mula është shfaqur e përlotur në homazhet në nder të babait të saj. Burimi i fotove: LSA.