Tërmeti 6.6 ballë, reagon Mitsotakis: Ishulli Samos i rezistoi, emergjencat greke drejt vendngjarjes

Kryeministri grek Kyriaos Mitsotakis ka reaguar në lidhje me tërmetin e fuqishëm që goditi mesditën e sotme ishullin grek të Samos në afërsi të Turqisë.

Mitsotakis ka thënë se ishulli i mbijetoi tërmetit, ndërkohë që ka njoftuar se forcat e emergjencave janë nisur në drejtim të zonave të prekura.

"Autoritetet po drejtohen në ishull për të adresuar problemet. Unë jam duke u azhurnuar vazhdimisht dhe u kërkoj banorëve të jenë në gatishmëri gjatë kohës që aktiviteti metaseizmik vazhdon", ka shkruar kreu i qeverisë greke në Twitter.

Tërmeti kishte një epiqendër në det rreth 19 km në veri të ishullit, i cili ka prekur më shumë ishullin e Samos dhe Izmirin e Turqisë. Deri më tani raportohen 4 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Ndërkohë që vijojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

People walk past a destroyed house after an earthquake in the island of Samos on October 30, 2020. - A powerful earthquake hit Greece and Turkey on October 30, 2020, causing buildings to collapse and a sea surge that flooded streets in the Turkish resort city of Izmir. Greek public television said the quake also caused a mini-tsunami on the eastern Aegean Sea island of Samos, damaging buildings. The US Geological Survey said the 7.0 magnitude quake was registered 14 kilometres (8.6 miles) off the Greek town of Karlovasi on Samos. (Photo by STR / Eurokinissi / AFP) (Photo by STR/Eurokinissi/AFP via Getty Images)