Covidi "gjunjëzon" Kosovën/ 418 raste të reja në 24 orët e fundit, raportohen 4 viktima
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2020, 15:31
Kosova është "gjunjëzuar" nga pandemia Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë shënuar plot 418 raste të reja pozitive, ndërkohë që 4 pacientë të intubuar kanë humbur jetën.
Sipas autoriteteve përgjegjëse 67 persona janë shëruar, ndërkohë që janë marrë 1608 testime.
Numri total i rasteve pozitive është 19.328 që prej fillimit të pandemisë dhe 678 të vdekur.