Rekord rastesh me Covid-19 në Kosovë, 4 persona humbin jetën

Kosova ka shënuar edhe ditën e sotme një rekord rastesh pozitive me Covid-19.

Njoftohet se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 281 qytetarë, ndërkohë që kanë humbur jetën 4 të tjerë.

Sakaq janë shëruar edhe 97 qytetarë. Kosova ka arritur shifrën e 18.626 rasteve me Covid-19 në total, prej të cilëve 15.295 janë shëruar. Gjithashtu që nga nisja e pandemisë kanë humbur jetën 673 qytetarë të Kosovës.