Albin Kurti infektohet me Covid-19

Ish kryeministri i Kosovës dhe lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti rezulton pozitiv me Covid-19.

Lajmin e jep vetë ai përmes një postimi në Facebook.

Kurti lajmëron se në dy javët në vijim do ti nënshtrohet karantinimit në banesë.

“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës, parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim. Gjithë të mirat, Albini”