Mosmbajtja e maskës në publik, Kosova arkëton rreth 2 milionë euro gjoba

Edhe Kosova, ashtu si Shqiupëria, dënon me gjobë mosmbajtjen e maskës në ambjente publike.

Në bazë të ligjit anti COVID-19, policia ka vendosur deri tani rreth 55 mijë gjoba për personat që shkelin masat e qeverisë Hoti.

Nga 26 gushti e deri sot janë vendosur saktësisht 54,934 gjoba.

Sipas “Express”, duke llogaritur që gjoba është 35 euro, qeveria e Kosovës ka mbledhur deri tani, 1 milion e 922 mijë e 690 euro.