Demush Shasha: Qëndrimi i kryeministrit Hoti për Minishengenin Ballkanik, prishi pozicionin në raport me dialogun me serbët

Dialogu Kosovë Serbi duket se ka krijuar një ngërç. Kjo për shkak të pretendimit të Serbisë për komunat serbe se do të kenë të drejta edhe në Ekzekutiv.  Në një lidhje direkte më gazetaren Matilda Mcini në  Ora News, Drejtori Ekzekutiv i Institutit Epik, Demush Shasha u shpreh se Bashkimi Europian i ka bërë aq të qarta gjërat, saqë e vetmja gjë që ka mbetur është që Kosova të bëjë hapin e parë të propozojmë një asosiacion në përputhje me marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015 dhe në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Shasha: Bashkimi Europian e ka sqaruar këtë çështje dhe për ne është shumë e rëndësishme. Ajo ka konfirmuar që nuk do të ketë asosiacion me kompetencat ekzekutive. Për më tepër ka konfirmuar se asosiacioni do të ngrihet tërësisht në përputhje me legjislacionin e Kosovës. Pra sa i përket këtij asosiacioni, “topi” është në anën e Kosovës. Institucionet e Kosovës, në vitin 2013 dhe 2015 kanë marrë përsipër një obligim ndërkombëtar për ngritjen e asosiacionit.

Dhe tani thjesht institucionet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duhet të bëjnë hapin e parë dhe të propozojnë se si do të duket ky asosiacion pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Dhe në këtë gjë nuk duhet me pas ndonjë frikë të paarsyeshme. Ne duhet të dëgjojmë këshillat e partnerëve ndërkombëtarë, të cilat janë në përputhje me qëndrimet tona. Dhe për më tepër BE-ja ka sqaruar se njëri nga parimet kyçe të dialogut është se asgjë nuk është rakorduar pa qenë të gjitha çështjet të rakorduara.  

Ka një marrëveshje të arritur me 15 prill të 2013-ës në Bruksel sa i përket çështjes së asosiacionit. Dhe në kushtet që ka një qëndrim strikt nga Bashkimi Europian sa i përket këtij vendimi, por duket se diskutimi do të jetë në tryezë gjatë gjithë kohës sa i përket këtij pretendimi nga ana e palës serbe. Se si do të jetë gjithë dialogu në vijim, këtë nuk e dimë. Ajo se çfarë dimë është se “topi” është në anën tonë. Ne duhet të bëjmë hapin e parë, duhet të propozojmë një asosiacion në përputhje me marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015 dhe në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Një tjetër temë e ngritur mbetet ajo e pranimit të Kosovës për t’u bërë pjesë e Minishengenit ballkanik, ku po ashtu është edhe Serbia. Por sa bindin të dyja rastet, presioni që ushtroi një moment kryeministri Hoti ndaj Serbisë, por nga ana tjetër duke pranuar ftesën për të qenë pjesë e Minishengenit. Për këtë Shasha ka një shpjegim.

Shasha: Zhvillime si këto kanë dëmtuar rëndë kredibilitetin e kryeministrit. Pasi LDK-ja ishte parti më e zëshme dhe më rezultative. Por nuk duhet të kishte mbështetur iniciativën e Minishengenit. Pra nga një pikë ku kishin një qëndrim të ashpër, duke thënë se kjo iniciativë nuk duhet mbështetur, u kthye në një ekstrem tjetër duke thënë se kjo është fitore për Kosovën. Pra qëndrimi i kryeministrit Hoti ka dëmturar pozicionin tonë në raport me dialogun me Serbinë.