Shifra të frikshme nga Bosnje Hercegovina, 1555 infektime në 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2020, 14:17
Bosnje Hercegovina është shteti më i goditur nga Koronavirusi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Vetëm ditën e sotme, ky shtet numëron 1,555 raste të reja dhe 21 viktima.
Nga nisja e pandemisë, shteti ballkanik numëron 43,151 të infektuar dhe 1125 viktima.
Bosnje Hercegovina ka një popullsi prej rreth 3,3 milionë banorësh.