Lëvizte në këmbë edhe pse në kërkim, momenti kur Policia shoqëron 36-vjeçarin

Policia e Tiranës ka arrestuar në 36-vjeçar, i shpallur më herët në kërkim për plasgoje me dashje.

Për shtetasin me inicialet M.H, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje".

Në dhjetor të vitit 2019, në zonën e Astirit në Tiranë, ai ka plagosur me sende të forta shtetasin I. L.

Policia: “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas të shpallur në kërkim që lëvizte në këmbë tek sheshi “Shqiponja”, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë ndaluar shtetasin M. H., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, sepse në dhjetor të vitit 2019, në Astir, ka plagosur me sende të forta shtetasin I. L”.