Drejtonin makinën në gjendje të dehur, në pranga 3 shoferët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2020, 13:17
Tre drejtues mjetesh kanë rënë në pranga pasi është konstatuar se drejtonin makinën në gjendje të dehur.
Sipas njoftimit të Policisë në pranga kanë rënë:
"Sh. A., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin e markës “Volvo” në gjendje të dehur.
D. F., 43 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin e markës “Daimler Chrysler” në gjendje të dehur.
M. D., 39 vjeç, banues në Konispol, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin e markës “Mercedes Benz” në gjendje të dehur."
Materialet kaluan Prokurorisë, për veprime te mëtejshme, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.