Riatdhesimi nga Siria, Kim: E mrekullueshme të shoh këta të pafajshëm të shpëtuar nga ISIS
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2020, 14:56
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim reagon përmes një postimi në Twitter lidhur me riatdhesimit e 4 fëmijëve shqiptarë nga kampi Al Hawl në Siri.
Sipas diplomates amerikane, qeveritë duhet të punojnë për riatdhesimin e qytetarëve të tyre, në mënyrë që të rehabilitohen.
Yuri Kim: “E mrekullueshme të shoh këta fëmijë të pafajshëm të shpëtuar nga ISIS. Shpresoj që hapa të tjerë të vazhdojnë.
Qeveritë duhet të riatdhesojnë qytetarët e tyre nga Siria në mënyrë që të rehabilitohen dhe kur është e nevojshme të përballen me drejtësinë”.
