Zv.ministri i jashtëm grek lule në varrin e Kacifas: Helenizimi është një dhe i pandarë

Pas Këlcyrës zyrtarë grekë, mes tyre dhe zv/ ministri i jashtëm i Greqisë Kostis Vlahos ishin në fshatin Bularat ku vendosi lule në varrin e Kostandin Kacifas.

Në fjalën e tij përpara të pranishmëve Vlahos falenderoi ata që ishin prezentë në Bularat dhe Këlcyrë.

“Ju përcjell dashurinë e pakufishme të shtetit tim. Helenizimi është një dhe I pandarë. Këta që ndodhen këtu janë heronjtë” është shprehur ai.