Iu refuzua azili, "gylenisti" Selami Simsek padit Ministrinë e Brendshme
I arrestuar më 8 qershor të vitit të kaluar së bashku me mikun e tij Harun Çelik në aeroportin e Rinasit, në përpjekje për t’u larguar në Kanada me dokumenta të falsifikuara, turku Selami Simsek, i akuzuar si pjesë e lëvizjes "Gylen", kërkon shfuqizimin e vendimit të Drejtorisë së Azilit dhe Shtetëtisë pranë Ministrisë së Brendshme, e cila i refuzoi kërkesën për azil.
"Të shfuqizohet vendimi i Komisionit Kombëtar për Azilin e refugjatëtë, i datës 10.09.2020", thuhet ndër të tjera në kërkesë padinë e shtetasit turk.
Kërkesa:

Prej ndalimit, Selami Simsek ka qenë në paraburgim dhe hetimi për të ka vijuar për falsifikim të dokumenteve.
Vëmendja është e lartë për këtë çështje, pasi bashkatdhetari i tij, mësuesi turk Harun Çelik, pas vuajtjes së dënimit për falsifikim dokumentesh, u deportua drejt Turqisë, edhe pse kishte kërkuar azil politik. Çelik konsiderohet si mbështetës i lëvizjes Gyleniste, e cila është cilësuar nga presidenti Erdogan si organizatë terroriste që pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016. Nuk dihet nëse Shimshek do të ketë të njëjtin fat si Çelik, i cili u deportua me procedura urgjente drejt vendit të tij.
Për rastin e mësuesit Harun Çelik, nuk kanë munguar reagimet e opozitës, që kërkoi transparencë nga autoritetet e drejtësia dhe nga qeveria. Por asnjë përgjigje nuk erdhi nga organet shtetërore.