1 400 - 10 mijë euro për një vend pune, kapet 70 vjeçari që mashtronte qytetarët e Ballshit
Një 70 vjeçar nga Kruja është arrestuar pasi akuzohet se me premtimin s e do i punësonte në një firmë private u ka marrë shumë eurosh shumë qytetarëve të Ballshit.
Ai prezantohej si menaxher i një firme për ndërtimin e rrugëve “dhe mashtronte qytetarë të ndryshëm duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin se do t’i punësonte në firmën e ndërtimit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 70-vjeçari nga Kruja” informon policia e Fierit.
Personi i arrestuar në flagrancë është H. Sh., 70 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, i proceduar më parë dy herë për të njëjtën vepër penale ("Mashtrimi").
"Gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira nga ky shtetas në qytetin e Ballshit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lekësh, dokumente të ndryshme me emrat e personave të mashtruar nga ky shtetas, fotokopje të mjeteve të tyre të identifikimit dhe kontrata noteriale me shuma me shuma që varionin nga 1400 euro-10.000 euro të bëra me shtetasit që i kishte mashtruar me premtimin për t’i punësuar."
Pas veprimeve të para hetimore rezultoi se ky shtetas nga data 23.10.2020 deri më datë 27.10.2020, ka mashtruar shumë persona në qytetin e Ballshit duke iu marrë nga një sasi lekësh, me pretendimin se do t'i punësonte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Mashtrimi".
Operacioni u kodua “Premtimi".