EMRAT/ Të dënuar për vrasje dhe drogë, OFL u çon formularin tre vlonjatëve
Operacioni Forca e Ligjit vijon me dërgimin e formularëve pranë personave të dënuar për vepra të ndryshme penale.
Së fundmi, OFL u ka dërguar formularët tre qytetarëve, banues në Vlorë.
Bëhet fjalë për Eraldo Canajn, i dënuar për drogë dhe Viktor Omerin dhe Pëllumb Sherifajn, që të dy të dënuar për vrasje.
OFL: "Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
E. C., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
V. O., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
P. Sh., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme".