Dule homazhe në varrezat e ushtarëve grekë: Të zbardhet vrasja e Kacifas e kërkon dhe PE

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule kërkon që të zbardhet vrasja e Kostandin Kacifas.

“Zbardhja e  vrasjes së Kacifas nuk është vetëm kërkesë e imja, por është kërkesë e Parlamentit Evropian dhe një kërkesë humane. Duhet të përmbyllen procedurat dhe të jepet një përgjigje."

Me rastin e Festës Kombëtare të Greqisë, një grup i ardhur nga shteti fqinj, përfshirë edhe zv.minsitrin e jashtëm, vizituan varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë, ndërsa do të vizitohet edhe fshati i Kostandin Kacifas, Bularati.

Në ceremoni mori pjesë edhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë si dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, nga ku bëri dhe deklaratën.