Dosja "339/3", Gjykata e Posaçme dënon me burg 7 të pandehurit
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar gjykimin per njerin nga fraksionet e dosjes 339.
Bëhet fjalë për fraksionin e 3 të dosjes ku në përfundim të gjykimit GJKKO ka deklaruar fajtorë të pandehurit për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim”.
Per të pandehurit Gjykata ka rrëzuar akuzën për grup të strukturuar kriminal dhe vepra të kryer nga grupi i strukturuar akuza për të cilen prokuororia kërkoi dënimime me te larta.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar më të pranuar me herët të pandehurve do t’i ulet një e treta e dënimit.
I pandehur ne kete gjykim është edhe edhe kampioni i botës në mundje, Elis Guri është dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve me 7 vite burgim, ku në aplikim të gjykimit të shkurtuar është dënuar përfundimisht me 4 vjet e 8 muaj burgim.
Avokati i tij Arber Hoxha u shpreh se vendimi është i pambështetur në ligj dhe në prova, dhe brenda afatit ligjor do kundërshtohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të kërkojnë deklarimin e pafajshëm të Gurit.
Dosja 339 është e ndarë të 8 fraksione për shkak të numrit te math të të pandehueve si dhe veprave penale për të cilat akuzohet. Pjesa me e madhe e tyre ka përfunduar në gjykatë ndërsa mbetet ende nje pjese në hetim që ka të beje me vjedhje te votave ne qarkun e Durrësit.
Dosja u dorezua me 3 qershor 2019 .
Të pandehurit janë dënuar përkatësisht:
- Ramadan Dushaj me 9 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 6 vite burgim.
- Rezart Cacani me 9 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 6 vite burgim.
- Neritan Saraçi me 7 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,8 vite burgim.
- Ardit Haxhagiqi me 8 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 5,4 vite burgim.
- Vilson Noka me 14 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,4 vite burgim.
- Fatbardh Gostini me 7,6 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 5 vite burgim.
- Luan Boça me 7 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,8 vite burgim.

Përgjimet
Në përgjimet telefonike, del që Xheleku telefonon Astmer Bilalin dhe i thotë që ka mbërritur dhe në këtë moment Astmer Bilali telefonon Elis Gurin dhe e vë në dijeni se “kanë ardhur ata shokët”, ndërsa kampioni i mundjes i thotë se “ndodhet në Tiranë dhe se ata duan atë që ai ka aty”, duke nënkuptuar sasinë e kanabisit.
Pas këtij konfirmimi Astmer Bilali lidhet sërish me Florenc Xhelekun dhe i thotë se po shkonte ta takonte, duke realizuar kështu edhe takimin e shkëmbimit të sasisë së kanabisit.
Në konkluzionet e saj Prokuroria shprehet se Astrit Avdyli, Altin Avdyli në lidhje me grupin e Lezhës ku bënin pjesë Gjevi Ndoka, Danjan Ndoka dhe të tjerë kryejnë trafik të lëndëve narkotike, kokainë dhe heroinë dhe Kolumbia dhe Peruja për shpërndarje në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj.
Karriera e Elis Gurit
Elis Guri ka lindur në Shkodër, më 6 korrik 1983 dhe është një sportist shqiptar i mundjes klasike në peshën 96 kg. Suksesi i tij më i madh shënohet së pari në Kampionatin Europian që u zhvillua në Finlandë, ku Elis Guri shpallet fitues i medaljes së bronzit në peshën 96 kg.
Por dhe në Kampionatin Botëror 2007 Elis Guri klasifikohet i 7-ti në peshën 96 kg, duke fituar të drejtën e përfaqësimit me kualifikim në Lojërat Olimpike “Pekin 2008″.
Si pjesëmarrës për herë të parë në një olimpiadë, Guri renditet në vendin e 8-të, duke shënuar dhe rezultatin e dytë më të mirë të arritur nga kuqezinjtë tanë. Të tjera rezultate të Gurit mund të përmendin vendi i 7-të në Lojërat Mesdhetare “Almeria 2005”, medalje argjendi në turneu botëror Trofeu “Milone 2006”.
Pas vitit 2008, Elis Guri garon për Bullgarinë dhe me 13 shtator 2011 merr medaljen e arit në Kampionatin Botëror të Mundjes në kategorinë 96 kg.