Zëdhënësja e PD-së i përvishet Veliajt: Tirana do të kujtojë për kullat, betonin dhe mafien e plehrave

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas komentit të kryebashkiakut të Tiranës pas njoftimit të nisjes së punimeve të shkolla "Sami Frashëri", se "ca njerëz do mbahen mend për punë konkrete, ca të tjerë do mbeten barcaletë e shëmtuar e këtij qyteti".

Përmes një postimi në facebook, Zhupa teksa bën bilancin e ndërtimit të shkollave dhe çerdheve gjatë kohës së Bashës si kryebashkiak, thotë se nëse Rama nuk do kishte bllokuar buxhetin sot do të kishte edhe ngrohje në shkolla.

E ndërsa Veliaj sipas saj do të kujtohet vetëm për ndërtimin e kullave, betonizimin dhe lidhjen me mafien e plehrave.