Propozimi i Lleshajt 3-fishon gjobat për shoferët, Shella: Gjobëvënia si politikë zyrtare e financimit të krizës
Drejtori i INFOCIP, juristi Gerti Shella reagon pas propozimeve të Ministrisë së Brendshme lidhur me masat administrative ndaj drejtuesve të automjeteve.
Përmes një postimi në Facebook, teksa rëndit edhe nivelin në lekë të gjobave, Shella shprehet se, gjobëvënia është kthyer në politike zyrtare për financimin e krizës.
Gerti Shella: "Rëndohet politika e gjobave... Gjobëvënia si politikë zyrtare e financimit të krizës.
Ja ndryshimet që ka propozuar sot në Kuvend Ministria e Brendshme për drejtuesit e mjeteve:
Për mosrespektimin e ndalimit të qarkullimit: 5 mijë - 10 mijë lekë
Tejkalim shpejtësie jo më shumë se 10 km/orë: 1 mijë - 3 mijë lekë
Tejkalim shpejtësie jo më shumë se 30 km/orë: 2 mijë – 4 mijë lekë
Tejkalim shpejtësie në zonat e banuara: 5 mijë - 15 mijë lekë
Tejkalim shpejtësie mbi 50km/orë: 100 mijë- 200 mijë lekë
Ndalimet e parakalimit: 5 mijë – 10 mijë lekë
Mosvendosje të rripit të sigurimit: 5 mijë – 15 mijë lekë
Për përdorimin e mjeteve elektronike: 5 mijë - 15 mijë lekë
Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit: 10 mijë – 20 mijë lekë"
Ministria e Brendshme ka propozuar disa ndryshime në Kodin Rrugor që parashikon rritjen e gjobave dhe masave ndëshkuese administrative për shkelësit.
Një tjetër masë është ajo për motomjetet që sipas ndryshimeve të propozuara do të duhet të jenë dallueshëm në trafik gjysmë ore pas perëndimit të diellit deri gjysmë ore para lindjes së diellit, duke mbajtur një jelek fosforeshent.
Gjithashtu është propozuar të shtohet edhe masa e gjobitjes së personave që drejtojnë një mjet të blinduar pa pasur lejen, si dhe mund të bëhet sekuestrimi administrativ i tij.
/a.r, OraNews