Inceneratorët/ Bardhi "ndihmon" SPAK-un: Shihni këto pamje

“SPAK  e ka shumë të thjeshtë të hetojë aferën e inceneratorëve”.

Kështu shprehet Sekretari I Përgjithshëm I Partisë Demokratike, Gazment Bardhi përmes një video-postimi në Facebook, ku shfaqen sipas tij thëniet e kundërta të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Arben Ahmetaj, përcjell Ora News

Mbrëmjen e djeshme, i ftuar në "Opinion", Arben Ahmetaj pretendoi se nuk ishte pjesë e grupit ministror që ka firmosur për inicineratorët.

Por në fjalimin e tij në Elbasan, kryeministri Rama e përmend Ahmetajn, si ministri i financave nga Gjirokastra në këtë rast e zgjidhi deri në fund qesen’.

Gazment Bardhi: "SPAK e ka shumë te thjeshtë të hetojë aferën e incineratorëve. Mjafton të dëgjojë thëniet e kundërta të Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt në këtë video për të kuptuar se kanë një hall të madh për të fshehur. Këta e kanë zgjidhur aq shumë qesen kundër interesit publik, sa nuk i shpëton dot askush. Mafia e plehrave nuk ka për t’i gëzuar paratë e vjedhura me llogaritë në parajsa fiskale.

Denonco mashtrimet dhe vjedhjet e kësaj qeverie! Shpërndaje këtë video".