Koronavirusi në Shqipëri/ 302 raste të reja dhe 3 viktima. 258 të shtruar në spitale
302 raste të reja dhe 3 humbje jete. Ky është bilanci i Covid-19 në vendin tonë për 24 orët e fundit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1405 testime, ndërsa 54 qytetarë janë shëruar.
VIKTIMA
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese.
NDARJA GJEOGRAFIKE E RASTEVE TË REJA, SIPAS BASHKIVE:
173 të prekur në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë,
30 raste në Lushnje,
12 raste në Fier,
10 raste në Gjirokastër,
9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë,
8 raste në Gramsh,
5 raste në Krujë dhe Librazhd,
4 raste në Has dhe Peqin,
3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat,
2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë,
1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Prenjas, Memaliaj, Kolonjë.
SITUATA NË SPITALET COVID
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (22 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 302
Të shëruar 54
Humbje jete 3
Testime ditore 1405
Testime totale 112,969
Raste pozitive 18250
Raste të shëruara 10395
Raste Aktive 7390
Humbje jete 465
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 3653
Durrës 724
Shkodër 494
Fier 487
Korçë 459
Lezhë 369
Elbasan 334
Vlorë 285
Berat 217
Kukës 178
Dibër 95
Gjirokastër 95
Covid mbyll Kadastrën e Korçës dhe kopshtin në Elbasan
Koronavirusi vijon të përhapet në institucionet arsimore dhe zyrat e shtetit.
Kadastra e Korçës u mbyll këtë të enjte deri në datën 25 tetor pasi 8 punonjës në total rezultojnë të prekur me Covid 19.
Në Elbasan, ndërkohë është mbyllur Kopshti nr 8, ku 8 punonjës kanë rezultuar me virus.
Të prekur, janë konfirmuar drejtori i Kulturës në Bashkinë Elbasan dhe një mësuese në një shkollë private. Në total në shkollat e qarkut të Elbasanit janë konfirmuar 21 mësues pozitiv.
Covid-19 është rikthyer edhe në qytetin e Poliçanit. Drejtori dhe dy punonjëse të qendrën polivaliente të të moshuarve kanë rezultuar sot “pozitiv” me SarsCov-2.
4 mijë e 390 qytetarë janë gjobitur për mosrespektim të aktit normativ për mbajtjen e detyruar të maskës edhe në ambiente të hapura, ku vetëm në 24 orët e fundit janë ndëshkuar 810 persona.
Ndërkohë që 11 shtetas janë shoqëruar në komisariat pasi nuk kanë paraqitur mjetin e identifikimit.