NATO dhe SHBA i dhuruan Shqipërisë 60 respiratorë për tu përdorur në vijën e parë të frontit kundër COVID-19.

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria është e angazhuar që këtë krizë humanitare, shëndetësore të mos shndërrohet në krizë sigurie.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vlerësoi ndihmën e dhënë në këto ditë të vështira.

“Miku i mirë duket në ditë të vështira. Viti I fundit edhe pser një vit plot vështirësi na ka treguar qartë se kush janë miqtë tanë të vërtetë dhe që nuk do të jemi asnjëherë vetëm.

Sipas projeksioneve numri i pacientëve në këtë periudhë vjeshtë dimër do të rritet

“Projeksioni i parashikuar vlerësohet të ketë më shumë të infektuar dhe më shumë raste në spitale” u shpreh ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Pas kësaj ndihme numri i respiratorëve në sistem shkon në 173. Priten të shtohen edhe 44 respiratorë të avancuar.

Lexo dhe: “Mos sfidoni qeverinë”, Rama paralajmëron biznesmenët: Nuk është lojë për të vendosur çipa te çunat e Laçit