Ora News sërish në Sharrë, ankohen nënat: Na prenë pemët, morën tokat për ndërtimin e landfillit

Banorët e fshatit Sharrë ku është ndërtuar landfilli nga "Integreted Energy. BV. SPV"  denoncojnë marrjen e tokave të tyre për të cilën thonë se nuk janë kompensuar në mënyrë të drejtë.

Ata thonë se tokat u janë marrë për 5 lekë. Jo vetëm kaq në këto toka kanë pasur dhe puset për ujin e pijshëm duke mbetur dhe pa ujë.

“Mua më kanë marrë 6 mijë metra tokë, letrat nuk mi bëjnë.. Kam pasur 100 pemë. Shkulën pemët e mia dhe nuk kam marrë asnjë lekë. Na i morën me force. " thote një banore.

Gazetari i Ora News, Elio Laze ka qenë atje tek banorët për të sjellë denoncimin e tyre.