Basha zbulon detajin tronditës të inceneratorëve: Faleminderit Mërtirit që na keni vjedhur kaq pak!
Duke u bazuar ne raportin e FMN ku thuhej se Shqipëria renditej e fundit në Europë sa i takon investimit për situatën e COVID-19 kreu i PD Basha hedh fajin tek afersa e inceneratoreve pasi sipas tij dhe ne buxhetin e vitit 2021 qeveria çon 120 milion euro per koncesionet dhe asnjë lekë për të ndihmuar njerezit.
Në daljen e sotme për median Kryetari I PD-së publikoi një fakt tronditës konçesionari i inceneratorit të Fierit u përzgjodh pa iu vlerësuar oferta financiare.
Lulzim Basha: Një kontratë që nuk e kanë vënë çmimin. Sa do kushtojë dhe vlera e investimit nuk është kriter. Më mbetet vetëm të falenderoj Klodianët dhe Mërtirin që nuk na e kanë vënë taksën 230 milionë apo 500 milionë. Mund ta vinin sa të donin. Faleminderit që na keni vjedhur kaq pak, paskqeni qenë dorë lehtë se për këta mund ta kishit dhe 10 herë më të lartë. Ky incinerator pa bërë asnjë punë ka marrë 23 milionë euro nga xhepat e shqiparëve.
Basha thotë se janë shpenzuar 23.8 milionë euro për një kontratë që nuk ka të përcaktuar çmimin prandaj Basha përsëriti apelin ndaj SPAK për të informuar për hetimet
Lulzim Basha: “Ta harrojë ai dhe SPAK se unë do lodhem duke dalë çdo ditë deri në ditën e fundit të Edi Ramës. Bëni detyrën tuaj dhe do të keni mbështetjen time dhe të Partisë Demokratike. Zoti Kraja e prokurorë të SPAK hapeni gojën tregoni shqiptarëve që po ju vidhet bukat e gojës a i keni nisur hetimet pse. Heshtja juaj inkurajon hajdutët në vjedhjen e parave të shqiptarëve”
Lexo dhe: Ora News meson në cilën fazë ndodhen hetimet për inceneratorët
"Në cilin vend të botës do guxonte një zyrtar që një kontratë si Fieri pa çmim" tha Basha duke nënvizuar "Ka zero shans që kryeministri të mos jetë i përfshirë në këtë aferë"
"Deti" Shqiperia te nise fazen paraprake
Basha ka kërkuar te nise urgjentisht faza paraprake për ta çuar çështjen e detit në Hagë tek theksoi se qëndrimi i PD prej 10 vitesh nuk ndryshon
Ndërkohë që sot Komisioni i Vlerësimit për përzgjedhjen e kandidateve në PD ka përfunduar punën duke çuar 326 emra me tej.
Kryetari i PD gjatë bashkebisedimit me gazetarët ka sfiduar sot kryeministrin Rama, pasi i ka kërkuar dhe përballje publike me të.