Milionat që hidhen Rrugëve nuk zgjidhin "Asgjë", flasin ekspertët
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zhvilluar dy tendera me vlerë 241 milionë lekë për përmirësimin e sigurisë rrugore në segmentet me rrezik të lartë të cilësuara si pika të zeza, por ekspertët thonë se investimi ka shkuar dëm pasi situata nuk ka ndryshuar në terren.
Artur Sulçe: “Të fillojnë të eleminohen në mënyrë sistematike e zeza që trafiku të jetë i qetë,dhe të mos përbëjë rrezik për jëtën e përdoruesve të rrugës”.Ju mund të shikoni rrugën nga Përmeti në Ersekë,ajo komplet nuk mund të quhet rrugë, e jo më rruge interurbane dytësore,por ajo nuk mund të quhet rrugë me problematikën që ka dhe me gjëndjen ekzistuese që është”.
Sipas dokumentit të bërë publik janë 10 pika të zeza ku janë parashikuar ndërhyrje, por për ekspertin Artur Sulçe kjo nuk është e mjaftueshme pasi ka dhe shumë rrugë të tjera problematike që shkaktojnë numër të lartë aksidentesh.
Artur Sulçe: "Ju mund të shikoni rrugën nga Përmeti në Ersekë,ajo komplet nuk mund të quhet rrugë, e jo më rruge interurbane dytësore, por ajo nuk mund të quhet rrugë me problematikën që ka dhe me gjëndjen ekzistuese që është”.
Krahas pikave të zeza sipas eksperteve problematika janë dhe ndërhyrjet në autostradë, siç është rasti i rrethrrotullimit në Sauk në autostradën Tiranë-Elbasan.
Për ekspertin Sulçe ndërhyrje të tilla bien ndesh me kodin rrugor, ndaj duhet bërë mbikalime apo nënkalime për të mos penguar vijimësinë e autostradës.
Artur Sulçe: E përcaktuar në nenin 2 të kodit rrugor gërma ‘A’, Autostrada ,nuk lejohet asnjë lloj kalimi në nivel.Kalimi në nivel është edhe rasti i rrethit. Në këndvështrimin tim rrethrrotullimi aty duhet rregulluar me një nën kalim duke pasur parasysh që bënë bashkimin e dy rrugëve me shpejtësi të lartë “.
Situata e aksidenteve rrugore në vend vijon të jetë problematike pasi nga janari deri në shtator të këtij viti humbën jetën 138 qytetarë, ndërsa mbetën të plagosur 1164 të tjerë.