Rrugët "Qep-Shqep" të Vlorës
Një pjesë e investimeve të Bashkisë Vlorë në infrastrukturën rrugore duket se bëhen sipas Parimit të Pëlhurës së Penelopës!
Banorët e qytetit bregdetar denoncojnë se shumë akse janë carë vetëm pak kohë pas përfundimit të investimeve!
Herë thonë se nuk kanë bërë rrjetin e kanalizimeve e herë atë elektrik!
"Duhet të hapen kanalizimet, të shtrohen tubat dhe pastaj të bëhet asfalti."
Një pjesë e mirë e rrugëve të vlorës kanë këtë pamje.
Gropa e gunga të krijuara nga degradimi i rrugës dhe asfalti vetëm për të hedhur hi syve sic thonë banorët.
"O të bëjnë shtrime me kanalizime dhe të rrjedhin ujërat që mos të krijohet më ai problem në rrugë ose mos e bëj fare. "
Për Vlonjatët gjendja e rrugëve të qytetit është tregues i abuzimit, që sipas tyre nis në Bashkinë e tyre e përfundon në kupolën qeverisëse
"Paratë vidhen, këtu gjithçka vidhet. Shkojnë në xhepat e pushtetarëve. Duke filluar nga bashkia edhe deri lart në qeveri."
Të kontaktuar, përfaqësues të Bashkisë pranojnë faktin se një pjesë e rrugëve të ndërtuara vitet e fundit kanë probleme me rrjetin e kanalizimeve cka bëhet shkak për përmbytje në qytetin bregdetar sa herë ka reshje shiu