"PD dhe politika e vjetër e mbledhur në male me plehra", replikat Rama-Basha: Ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë, dita e llogarisë po afron

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje sulmeve për kontratat e jashtëligjshme të inceneratorëve në Tiranë, Fier dhe Elbasan.

Rama ka shigjetuar Lulzim Bashën duke i thënë se falë  impianteve të reja do mund të mblidhen qytetarët, teksa e ka cilësuar politikën e vjetër dhe PD si male me plehra.

"Po Lulzim ka qenë PD dhe e tërë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra në mes të Tiranës, Elbasanit,Fierit e kudo, ku falë impianteve moderne që do të vazhdojmë të ndërtojmë, do mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave për parqet e për aktivitete gjithëfarë", shkruan Rama.

Më herët në bashkëbisedim me gazetarët, Basha zbuloi se konçesionari i inceneratorit të Fierit u përzgjodh pa vlerësuar oferta financiare.

LEXO EDHE: Basha zbulon detajin tronditës të inceneratorëve: Faleminderit Mërtirit që na keni vjedhur kaq pak!

Sakaq nuk ka vonuar edhe përgjigja e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili ka shkruar se "politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë ku nuk vure dorë 11 vjet si kryetar bashkie, ka fytyrën e zërin tënd që për 7 vjet e mbushe vendin me plehra dhe me inceneratorë që djegin vetëm milionat që ke zhvatur nga xhepat e shqiptarëve. Dita e llogarisë po afron".