Vrasje dhe trafikim narkotikësh, OFL i çon formularin 5 të dënuarve

Operacioni Forca e Ligjit i ka dorëzuar ditën e sotme formularët e deklarimit pesë të dënuarve për vepra të ndryshme.

Njoftohet se formulari i është dërguar:

Gazment Hasi, banues në Shkodër, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Enver Jakimi, banues në Bulqizë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim;

Indrit Taulla, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vrasja me paramendim”;

Mario Zeqiri, banues në Durrës, nën hetim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Hajri Seferi, banues në Durrës, nën hetim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Individët e sipërpërmendur kanë kohë 48 orë për t'ju përgjigjur pyetjeve me shkrim, ndërkohë që përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.