Në Tiranë djali i dehur tenton të godasë të atin me thikë, një tjetër rreh bashkëjetuesen

Dhuna familjare vijon të jetë prezente në familjet shqiptare.

Policia e Tiranës ka arrestuar sot dy persona të cilët kanë dhunuar familjarët e tyre.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. C., 47 vjeç, pasi në rrugën “Marko Borçari”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me sende të forta bashkëjetuesen e tij, e cila është dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimin në flagrancë i shtetasit A. D., 36 vjeç, pasi në gjendje të dehur ka ofenduar, kërcënuar dhe ka tentuar të godasë me mjet prerës (thikë) babanë dhe vëllanë e tij, në banesën e tyre", thuhet në njoftimin e policisë.