Përplasje në Parlament, Ralf Gjoni 'i hakërrehet' Braçes, e ndalon Garda
Deputeti i opozitës Ralf Gjoni ka ashpërsuar tonet në seancën plenare, teksa është përplasur me Vasilika Hysin dhe zv/kryeministrin Erion Braçen.
Hysi nuk e ka lejuar fillimisht të flasë dhe deputeti Gjoni nuk e ka pritur mirë këtë vendim.
Ralf Gjoni ka reaguar pasi Braçe është përpjekur ta qetësojë, por po me tone të ashpra.
"Historia nuk është pronë e një partie dhe një individi. Është pronë e përbashkët dhe si e tillë minimumi kërkohet që ju ta tërhiqni këtë projektligj dhe të konsultohet me një trupë të madhe akademikësh, historianësh për një konsensus të gjerë për të zbardhur historinë e Republikës së Shqipërisë", ka thënë Gjoni.
Debati është zhvilluar për shkak të ndryshimeve në ligjin për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.