Arrestimet masive në ARRSH, ndalohet 55 vjeçarja e shpallur në kërkim

Një 55 vjeçare është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit "Bye Pass".

Sipas njoftimit, është ndaluar " Dh. L., 55 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Shpërdorim detyre"".

E ndaluara është identifikuar si Dhurata Lazaj, specialist inxhiniere në ARRSH.

Më herët 7 zyrtarë dhe ish-punonjës të Autoritetit Rrugor Shqiptar u arrestuan me akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me  ndërtimin e një karburanti në aksion rrugor të “Plepave” në Durrës ku kanë miratuar leje për hyrje-daljen e automjeteve në një karburant në aksin kryesor, duke u bërë shkak për aksidente.

Prokuroria e Durrësit njoftoi se për këtë rast janë kryer hetime ndaj të dyshuarve Agron Hasa, Kastriot Braha, Aferdita Basha e Dhurata Lazaj (e arrestuara) si specialiste inxhiniere të ARSH, dhe Spartak Tarkaj, Astrit Zenelaj,  Leke Tushaj  me cilësinë e drejtorëve të drejtorive të ARSh-së, anëtarë të Këshillit Teknik, të cilët kanë konsumuar elemente të figurës së veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, dhe dhënia e ndihmës për ndërtimin e paligjshëm”, kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE: Arrestimi i bujshëm për karburantin “vrasës” tek Plepat, lirohen 3 nga 7 të arrestuarit e ARRSH-së