Greva në burgun e Peqinit, Etilda Gjonaj: Po investigojmë lidhjet e botës së krimit, do mbyllet Zaharia

Deputeti Lefter Maliqi ka thirur në interpelancë ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Ndër të tjera ministrja iu referua dhe refuzimit të ushqimit në burgun e Peqinit.

"Refuzimi i ditëve të fundit në burgun e Peqinit që nisi si reflektim i vendimeve të marra për regjimin 41 Bis. Po investigojmë se lidhjet e botës së krimit të 41 bis kanë ekzistuar.

Përveç hetimit ka procedim penal në prokurorinë e Elbasanit me kërkesën time për të hetuar çdo element të faktorit të brendshëm apo jashtëm  që kanë ndikuar në këtë gjë.”

Do mbyllet burgu i Zaharise
Gjithashtu Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se vitin tjetër do të mbyllet burgu i Zaharisë në Krujë për shkak të degradimit.

“Jemi duke marrë masat që me investim të ri të mbyllim burgun e Zaharisë në Krujë. Do investojmë që Zaharia të mbyllte përfundimisht dhe të dënuarit e moshuar të akomodohen në institucione më të mira”

Në replikë deputeti Maliqi i tha se Ministrja foli si Nexhmija në kongres. Na tregoi statistikat e nxjerra nga propaganda