Vlorë/ Digjet gjatë natës makina e punonjësit të Ujësjellësit, sulmi i dytë brenda pak ditësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2020, 09:58
Një makinë është djegur gjatë natës në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Makina tip "Nisan" me targa Vl 7260 C, që është shkrumbuar plotësisht nga flakët, ishte në pronësi të një punonjësi të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Vlorë, i identifikuar si Olsi Kafazi, 35 vjeç.
I kontaktuar nga gazetari i Ora News, pronari i automjetit Olsi Kafazi shprehet se është hera e dytë që bëhet pjesë e atentatit.
Në datën 2 tetor sipas tij dy persona të maskuar në errësirë e kanë sulmuar teksa po kthehej në shtëpi. Ata e kanë rrahur dhe goditur.
20 ditë më pas bëhet sërisht pjesë e sulmit duke iu djegur automjeti.