Massafra thirrje në Ditën e Pajtores: Bindjuni udhëzimeve të shtetit kundër Covid-19
Shqipëria po shënon rritje të rasteve me koronavirus ditët e fundit. Ndaj Arqipeshkvi i Shkodrës, shfrytëzoi Festën e Pajtores së Shqipërisë, për tu bërë thirrje qytetarëve të binden rregullave të reja anti-koronavirus.
Në një kohë kur rastet me Covid-19 po rriten në vendin tonë me shifra të frikshme, arqipeshkëvi i Shkodër-Pult, imzot Angelo Massafra zgjodhi meshën e festës së “Zojës së Shkodrës” pajtores së Shqipërisë, për të bërë një thirrje të fortë ndaj besimtarëve.
Imzot Angelo Massafra: Bindjuni udhëzimeve që shteti është duke dhënë në lidhje me emergjencën shëndetësore që jemi duke jetuar. Ti kundërshtosh këto ligje do të ishte moralisht e gabuar.
Sivjet festa ndryshe nga vitet e shkuara, ka zgjatur vetëm një ditë për shkak të pandemisë, por nuk munguan spektakli tradicional i fishekzjarreve dhe një koncert.
Historia e Zojes së Shkodrës nis më 25 prill 1467, ndërsa Këshilli i katërt i peshkopëve shqiptarë, i mbajtur në vitin 1895, e shpalli “Pajtore të Shqipërisë”.