FOTO-EMRI/ Zhduket 19-vjeçarja shqiptare, apeli i policisë greke: Jeta e saj mund të jetë në rrezik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2020, 17:13
Një 19-vjeçare shqiptare në Greqi rezulton e zhdukur që prej datës 16 tetor.
Artemis Vasili raportohet se ka humbur gjurmët nga zona e Koropit në Atikë, ndërsa qytetarë, media dhe policia helene apelon për gjetjen e saj, raporton Ora News.
Ende nuk dihet në çfarë rrethanash është zhdukur 19-vjeçarja, ndërsa në media dhe rrjete sociale janë publikuar të dhënat e saj.
Policia, e cila ka nisur hetimet për rastin, thekson se jeta e Artemisit mund të jetë në rrezik.
Ajo ka sy kafe, 1.62 e gjatë, e hollë. Ditën kur u zhduk kishte veshur pantallona të zeza, një këmishë të kaltër dhe atlete të bardha.
/a.r, OraNews