Neymar shkruan historinë, "Fenomeni" Ronaldo: Djalosh, qielli është limiti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2020, 09:34
Fenomeni Ronaldo uron Neymar pasi ky i fundit u bë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e kombëtares së Brazilit.
Një ditë më parë, në ndeshjen e tij të 103-të me Seleçaon, ylli i PSG arriti kuotën e 64 golave, dy më shumë se Ronaldo, raporton Ora News.
Tashmë Neymarit i duhen edhe 13 gola për të arritur legjendën Pele që numëron 77 gola me kombëtaren 5 herë kampione bote.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale Ronaldo teksa I uron suksese, I kujton Neymar se “limiti është qielli”.

Në sfidën e para dy ditëve, Neymar shënoi tri gola në fitoren 4-2 të Brazilit kundër Kilit.
/a.r, OraNews