Juventusi sakrifikon Ronaldon për Mbappenë, "Zonja e Vjetër" hap thesin

Juventusi është duke u përgatitur të bëjë një goditje të madhe verën e ardhshme sa i përket repartit sulmues.

Kampionët e Serie A do tentojnë të afrojnë në Torino yllin francez, Kylian Mbappe.

Aktualisht kartoni i 21-vjeçarit vlen 180 milionë euro, një operacion që mund të kalojë edhe rekordin e brazilianit Neymar prej 222 milionë eurosh, kur la Barcelonën për tu bashkuar me Paris St-Germain.

Sipas "OneFootball", Juventusi do të bëjnë një ofertë prej 400 milionë eurosh për ti marrë yllin parizienëve dhe të përfshijë Ronaldon në këtë operacion, i cili mund të zbarkojë tek PSG verën e ardhshme për të luajtur në krah të Neymarit.

Për Kylian Mbappe, përveç Juventus, interesohet edhe tekniku i Real Madrid, Zinedine Zidane.