Infektimi i Ronaldos/ E motra ndez polemikat: Covid-19, mashtrimi më i madh që kam parë

Infektimi me Covid-19 i Cristiano Ronaldos ka shkaktuar shumë debate dhe polemika në web.

Kjo për shkak të darkës me shokët e kombëtares, të gjithë afër njëri-tjetrit dhe pa maska, për të kaluar më pas te udhëtimi I tij drejt Torinos, ku do ti nënshtrohet edhe karantinës.

Por për ti hedhur benzinë zjarrit mendon motra e tij, Katia Aveiro, me anë të një postimi në Instagram, raporton Ora News.

Postimi

“Nëse duhej të ishte Cristiano Ronaldo ai që duhej të zgjonte botën, atëherë ky njeri është një profet (mesazhier) I Zotit.

Besoj se sot mijëra njerëz do të besojnë te kjo pandemi, në testet dhe masat e marra si unë…  Mashtrimi më i madh që është parë që kur kam lindur. Ekziston një fjali që unë kam lexuar dhe të cilën unë e duartrokas: “Mjaft me një botë kukullash”.

Një reagim që ka sjellë shumë debate në mbarë botën, shkruan Ora News.

Fakti që Ronaldo është asimptomatik, sipas motrës së tij është provë se Coronavirus është i padëmshëm, pavarësisht nga mijëra vdekje çdo ditë në botë.

Mesazhet e Dolores dhe Xhorxhinës

"Zoti u jep beteja të mëdha luftëtarëve të mëdhenj dhe është një luftë tjetër që ju do të fitoni djalin tim".

Georgina postoi një foto të saj me përshkrimin: "Ti je frymëzimi im".

Cristiano Ronaldo udhëtoi pasditen e djeshme me një avion-sanitar privat nga Portugalia në Torino, ku edhe do ti nënshtrohet karantinës.

/a.r, OraNews