Kombëtarja shpërdoron, pas barazimit Lituania merr përkohësisht kreun e grupit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2020, 18:27
Ka përfunduar me rezultatin "e bardhë" 0-0 ndeshja Lituani-Shqipëri.
Kombëtarja shqiptare nuk ka shkuar më shumë sesa një barazim pa gola me Lituaninë edhe pse rastet nuk kanë munguar. Ishin djemtë e Rejas që ata të cilët u shfaqën më kërkues në ndeshjen e luajtur në “LFF Stadium”, por ishin të pafat në disa raste me Sefeferin dhe Trashin.
Me këtë barazim Lituania bëhet udhëheqëse e grupit 4, në Ligën C nga "Liga e Kombeve" e ndjekur nga Shqipëria me nga 5 pikë secila. Ndërkohë Bjellorusia pret "në shtëpi" Kazakistanin në orën 20:45.
Në rast barazimi të gjitha skuadrat në këtë grup bëhen me nga 5 pikë.